Transmetuar më 07-01-2020, 15:56

Gerta Shino, ish-banorja e "Big Brother" ka vendosur të bëjë një ndërhyrje tjetër në paraqitjen e saj.

Ajo tregoi se këtë herë do të ndryshojë përmasat e gjoksit. Kjo është hera e dytë që Gerta nuk heziton që të tregojë për ndjekësit e saj se do bëjë ndërhyrje estetike.

Më parë, Genta ka bërë një operacion plastik duke ndryshuar madhësinë e buzëve.

Pas daljes nga Big Brother, ajo zgjodhi që të hapte një llogari në Youtube ku tregon detaje nga jeta private.

Aty  tregoi se si i shkoi procedura e të dy operacioneve plastike./a.m/noa.al/