Transmetuar më 07-01-2020, 15:09

Ishte dëbuar nga territori italian në vitin 2018, pas një sërë vjedhjesh të kyera në shtetin fqinj, kryesisht në banesa. Por gjatë kësaj të hëne, një shqiptar u arrestua nga karabinierët, në zonën e Fornovo, në vijim të një sërë kontrolleve në autostradën A1, ku në dokumenta rezultonte me identitet të rremë.

Efektivët e policisë ndaluan makinën me targa italiane, brenda së cilës ndodheshin tre shqiptarë.

Drejtuesi i mjetit A.E., 34 vjeç, i tregoi policisë një leje drejtimi shqiptare, e cila dukej si origjinale, por nga verifikimet e kryera, rezultoi false.

Shqiptari u shoqërua në komisariat, ku përkundër identitetit të dhënë, rezultoi se në fakt ishte tjetër njeri dhe identiteti i tij ishte tjetër. Kështu u zbulua se ai ishte dëbuar ngh Italia në vitin 2018 dhe e kishte të ndaluar që të kthehej sërish.

Por pas kthimit në Shqipëri, 34-vjeçari kishte siguruar dokumente të falsifikuara me identitet tjetër dhe në muajin gusht ishte kthyer sërish, deri kur u arrestua një ditë më parë. /a.y/noa.al