Transmetuar më 07-01-2020, 15:07

Moderatorja Luana Vjollca po shijon disa ditë pushime në Dubai, së bashku me motrën e saj Marina Vjollca.

Nuk kanë munguar fotografitë në rrjete sociale, ku të dyja tregojnë se po kënaqen shumë në temperaturat e nxehta, ndërkohë që në Shqipëri është shumë ftohtë.

Në një prej imazheve në Instagram, ndjekësja e quan moderatoren "të pirë" për shkak të editimit në këmbë.

“A je e pirë moj? S’e besoj që me vetëdije e ke postu këtë! Të vërehet photoshop-i te këmba shumë”, i shkruajti ndjekësja.

Luana nuk hezitoi të reagonte, ndonëse e bëri me shumë qetësi duke dhënë shpjegimin e duhur.

“E dija këto komenteee. Është bërë me efektin “ëide” foto që ka dalë kështu këmba”, shkruajti moderatorja./a.m/noa.al/