Transmetuar më 07-01-2020, 14:48

Një pedofil që kaloi katër vite e gjysmë duke mbledhur rreth gjysmë milionë imazhe fëmijësh në kompjuter i ka shpëtuar dënimit me burg.

Robert Swanepoel, 35 vjeç, nga Swindon, u kap me një grumbull imazhesh të pista saqë autoritetet arritën të kategorizojnë rreth 47 mijë foto dhe video.

Pedofili, i cili kërkonte në internet terma të tillë si "adoleshentë" ose "vajza të vogla", mohoi se tërhiqet seksualisht nga fëmijët dhe deklaroi se nuk përbënte rrezik.

Në nëntor të vitit 2018, ai u kap nga policia. Kur u pyet për imazhet në kompjuter, Robert tha: "Është si varësi ndaj drogës".

Swanepoel u dënua me kusht për gjashtë muaj dhe në seancën gjyqësore të 6 janarit, ai pranoi akuzat kundër tij.

Avokatja e tij sqaroi problemet shëndetësore duke thënë: "Ky është një person që ka patur vështirësi shumë të mëdha në jetë që kur ishte fëmijë. Kjo nuk është justifikim për sjelljen e tij por mund të jetë shpjegim përse është bërë kaq i izoluar".

Gjatë hetimeve 13-mujore, Robert ka qenë nën vëzhgimin e policisë. Nuk kishte asnjë sugjerim që ai kishte parë ndonjë imazh tjetër të abuzimit të fëmijëve pasi u arrestua. Imazhet që mblodhi nuk ishin shpërndarë askund në rrjete sociale./a.m/noa.al/