Transmetuar më 07-01-2020, 14:41

Shumë prej tyre kanë dëgjuar me siguri për gjendrën tiroide, një gjendër në trupin e njeriut, puna e së cilës është në thelb të prodhojë hormone dhe të rregullojë metabolizmin.

Një numër i madh i njerëzve vuajnë nga problemet e tiroides, të cilat kur nuk punojnë siç duhet prodhojnë shumë – ose shumë pak – hormone që shkaktojnë probleme shëndetësore të quajtur përkatësisht hipertiroidizëm dhe hipotiroidizëm.

Këtu janë tetë shenjat që trupi ynë zakonisht i dërgon kur problemet e tiroides janë të pranishme.

Rënia e flokëve: lëkura e zbehtë, e thatë e fytyrës, por edhe humbja e pashpjegueshme e flokëve, janë simptoma tipike të sëmundjes tiroide.

Fitimi / rënia e peshës: simptoma më e njohur, nëse prireni të fitoni peshë ose të humbni peshë vazhdimisht edhe nëse nuk ndryshoni dietën tuaj, gjëndra juaj tiroide mund të jetë e sëmurë.

Perceptim i ndryshëm i temperaturës trupore: shpesh ata që vuajnë nga problemet me tiroide perceptojnë temperaturën e jashtme në një mënyrë shumë të ndryshme nga ato përreth tyre. Në rast të hipotiroidizmit mund të ndjeheni të ftohtë pa asnjë arsye, anasjelltas në rast hipertiroidizmi do të ndjeheni të nxehtë pa ndonjë arsye të vërtetë.

Cikël i parregullt menstrual: tek gratë hipotiroidizmi mund të shkaktojë një fluks menstrual shumë të bollshëm dhe të zgjatur, ndërsa hipertiroidizmi shkakton një fluks shumë të dobët.

Dhimbjet e muskujve: Nëse keni dhimbje të muskujve për periudha të zgjatura kohore pavarësisht se nuk ushtroheni, mund të jetë faji i gjëndrës tiroide.

Ënjtje: këshillohuni me një mjek nëse vëreni ënjtje të çuditshme në trupin tuaj, veçanërisht në fytyrë.

Ankthi: nëse befas ndjeheni të shqetësuar dhe lehtësisht të irrituar, mund të rezultojë nga një mosfunksionim i tiroides.

Marramendje dhe lodhje: lodhja është një nga simptomat më të zakonshme të sëmundjes tiroide, si dhe marramendje dhe vështirësia e përqendrimit./b.l/noa.al/