Transmetuar më 07-01-2020, 14:33

Mbrëmjen e djeshme, Rudina Dembacaj bëri publike historinë e dashurisë me ish-deputetin Mark Frroku.

Ajo publikoi fotografi mjaft të këndshme duke treguar se Frroku është partneri i saj jo vetëm në biznes, por dhe në jetë.

“E di që e donit të gjithë, por e kam për vete ekskluziven. Për të gjithë ju dashamirës dhe jo, e dua si partner në jetë dhe në biznes. Vit të mbarë, me shumë dashuri Mark dhe Rudi”, shkruajti Dembacaj.

Nuk munguan komplimentet e as reagimet negative. Për këtë arsye, Rudina mori një vendim.

Në fotografitë pranë Mark Frrokut, aktorja bllokoi komentet në mënyrë që ndjekësit thjesht të shohin pamjet dhe opinionin ta mbajnë për vete.

Rudina Dembacaj është divorcuar pak kohë më parë, ndërsa me ish-bashkëshortin ka edhe një vajzë./a.m/noa.al/