Transmetuar më 07-01-2020, 14:30
Foto ilustruese

Një person i cili po ngjitej në pistën e skive në Brezovicë të Kosovës, ka rënë nga teleferiku.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme, ku personi i aksidentuar është dërguar me urgjencë në spitalin e Ferizaj.

I dëmtuari është një djalë rreth 30 vjeç, i cili ka pësuar dëmtime të shumta në kokë dhe në pjesë të tjera të trupit.

Lidhur me këtë ngjarje nga ana e policisë kanë nisur hetimet për të zbuluar më shumë.

Ndërkohë pas marrjes së ndihmës së parë, i dëmtuari ndodhet jashtë rrezikut për jetën. /a.y/noa.al