Transmetuar më 07-01-2020, 14:27

Është përfshirë nga flakët godina e njësisë bashkiake nr.9 në Tiranë.

Zjarri ka përfshirë katin e fundit të godinës, ndërsa nga dritaret e kësaj ndërtese po dalin shtëllunga të mëdha tymi.

Nga informacionet e para mësohet se nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa dyshohet se shkak është bërë mbingarkesa në rrjetin elektrik.

Zjarrfikëset kanë shkuar në vendin e ngjarjes të cilat kanë mundur të shujanë flakët, ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të rënies së zjarrit./b.l/noa.al/