Transmetuar më 07-01-2020, 12:37

Aktori i humorit Bes Kallaku ishte i ftuar së fundmi në e emisionin ‘3shat’, nga ku ka zbuluar detaje për pagesat e tij.

Ai është vendosur përballë pyetje të drejtpërdrejta nga moderatorja Bora Zemani, si kur është puthur për herë të parë më Xhensilën, sa ishte rroga kur ai filloi në ‘Portokalli’ dhe sa kur u largua nga ky program.

Besi është treguar të jetë i sinqertë në përgjigjjet e pyetjeve.

Ai tregoi se në fillimet e veta e në ‘Portokalli’ rroga që ai merrte ishte 300 mijë lekë të vjetra por më pas kjo shifër u rrit në mënyrë të konsiderueshme sa kur u largua nga ‘Portokallia’arriti të jetë e majme si shifër.

“Nuk e di, se shkonte bashkë me honoraret edhe mbi 5 milionë lekë të vjetra. Po varet… Kjo ishte bashkë me honoraret”, tha Besi.