Transmetuar më 07-01-2020, 11:25
Foto ilustruese

Një operacion i policisë së Tiranës i koduar “Return”, ka vënë në pranga një person të shpallur në kërkim për trafikimin e një vajze me qëllim prostitucioni.

Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative dhe pas një pune të mirëorganizuar, pasditen e kësaj të hëne u bë arrestimi i A. Ç., 33 vjeç, banues në Tiranë.

Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, më 1 janar, i ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i personave të rritur”, kryer në bashkëpunim.

33-vjeçari akuzohet se më 6 tetor, së bashku me tre persona të tjerë, nëpërmjet përdorimit të dhunës, ka detyruar me dhunë një vajzë nga Fieri që të pranonte të shfrytëzohej për prostitucion në Itali, duke e organizuar trafikimin e saj nëpërmjet aeroportit të Rinasit.

Ndaj të dyshuarit për ndjekje të mëtejshme, materialet iu referuan Prokurorisë së Tiranës./a.y/noa.al

Fierakja tentohet të trafikohet në Itali për prostitutë, manovra e tutorit për të shpëtuar në Rinas