Transmetuar më 07-01-2020, 10:44

Një defekt në rrjetin elektrik, ka bërë që prej më se një ore të mbetet pa energji elektrike, zona e “Vasil Shanto” në drejtim të Selitës.

Katër kabina janë stakuar si pasojë e një defekti në një pallat, i cili është ndërtuar mbi kabujt elektrikë, prapa Vasil Shantos, pranë KESH.

Punonjësit e OSHEE janë duke punuar pranë objektit ku kalon fideri 327 i nënstacionit Selitë.

Po ashtu, në të gjithë Tiranën ka stakime nga 10-15 minuta për shkak të ngarkesës që kanë transformatorët në nënstacionit Qendër, Kashar dhe Selitë. /a.y/noa.al