Transmetuar më 06-01-2020, 23:01

Një histori e tillë ka ndodhur me dy shqiptarë që udhëtonin drejt ShBA-së, aq sa kanë habitur autoritetet dhe mediat përtej Antantikut.

Autoritetet doganore në Aeroportin e Filadelfias në SHBA, përmes një qeni detektor zbuluan 14 kg produkte ushqimore, të ndaluara, brenda në valixhen e dy shqiptarëve.

Ngjarja ka ndodhur me 16 dhjetor të vitit 2019, por është bërë sot publike. Në valixhen që u përkiste dy udhëtarëve shqiptarë, emrat e të cilëve nuk u bënë publikë, raportohet se u gjetën mes të tjerash mish i papërpunuar, kremviçe, presh, plënc si dhe gështenja.

Specialistët gjetën në mesin e gështenjave edhe dy insekte të gjalla.

Autoritetet i sekuestruan ushqimet dhe i lanë dy shqiptarët që të vazhdojnë vizitën e tyre në Filadelfia./NOA.al