Transmetuar më 06-01-2020, 22:46

Aktorja e humorit dhe moderatorja e njohur Rudina Dembacaj ka zgjedhur një formë të tillë, për të pranuar historinë e saj të dashurisë me ish-deputetin e njohur, Mark Frroku.

Me anë të një postimi në ‘Instagram’, krah fotove të kuruara pranë Markut, aktorja e humorit ka pohuar se ai është partneri i saj jo vetëm në biznes, por dhe në jetë.

“E di që e donit të gjithë, por e kam për vete ekskluziven. Për të gjithë ju dashamirës dhe jo, e dua si partner në jetë dhe në biznes. Vit të mbarë, me shumë dashuri Mark dhe Rudi”, ka shkruar Dembacaj krah postimit të fundit në rrjetet sociale.

Komentet dhe pëlqimet e ndjekësve kanë qenë të menjëhershme, për shkak se dyshja spekulohej prej kohësh se ishin në një lidhje dashurie. Rudina Dembacaj ishte divorcuar pak kohë më parë, ndërsa me ish-bashkëshortin ka edhe një fëmijë.