Transmetuar më 06-01-2020, 19:57

Autoriteti Italian i Aviacionit Civil (ENAC) ka njoftuar pezullimin e aktivitetit të kompanisë ajrore "Fly Ernest" që prej 13 janarit.

ENAC ka bërë kërkesë që kompania të kompesojë udhëtarët dhe nuk e lejon të lëshojë bileta të tjera.

Masa e marrë mund të revokohet vetëm nëse kompania "Fly Ernest" siguron elementët e garancisë.

Shkak për marrjen e këtij vendimi nga Autoritetit Italian të Aviacionit Civil, janë bërë vonesat në fluturimet e linjës Shqipëri-Itali dhe Shqipëri-Ukrainë.

Aviacioni Civil Italian shpjegon se kjo kompani fluturimesh vononte fluturimet për pasagjerët si dhe ngatërronte destinacionin e tyre.

Gjithçka pa i dhënë në këmbim asnjë lloj dëmshmërblimi financiar dhe pa garantuar mbërritjet e tyre në destinacionin e prenotuar.

Kjo ka bërë që qytetarë të shumtë të mbeten në aeroporte për disa ditë, duke humbur prenotimet.

Më shumë se 80 persona janë lënë nga "Fly Ernest" paraditen e së premtes në aeroportin e ‘Tessera-s’ në Venezia të Italisë.