Transmetuar më 06-01-2020, 16:19

Modelja dhe moderatorja Katie Price nuk e ka shitur dot makinën e saj të tipit "Range Rover" pas arrestimit kur ishte në gjendje të dehur.

Ajo e kishte mbushur me të vjella dhe kjo i rrit mundësitë që të mos e blejë askush.

Automjeti është pjesë e marrëveshjes së falimentimit dhe ka dalë në shitje për më shumë se një muaj.

Pavarësisht se vlera e makinës arrin në 75 mijë paund, shitet vetëm për 60 mijë paund.

Në muajin nëntor, u raportua se automjeti tip Range Rover ngjyrë rozë ishte në shitje pasi u rivlerësua.

Makina doli në një ankand në Essex dhe arriti në servisin e makinave ku la pa fjalë stafin dhe dëshmitarët.

Një prej personave që ishte i pranishëm tha: "Ishte makinë shumë e paraqitshme por ne nuk e dinim që i përkiste Katie Price. Por na e tregoi një prej blerësve. Ne nuk mund ta besonim sa e pistë ishte…"

Modelja dhe moderatorja 41-vjeçare njihet për jetën luksoze dhe makinat e shtrenjta me ngjyra të forta. Ajo nuk donte që ta shiste "Range Rover"-in, por nuk ia doli që ta ruante.

Që prej vitit të kaluar, Katie Price po përballet me falimentin dhe i premtoi Gjykatës se do shlyejë borxhet përmes marrëveshjeve vullnetare, por duket se makina e shtrenjtë i hoqi një barrë të madhe./a.m/noa.al/