Transmetuar më 05-01-2020, 17:27

Kryeqyteti është përfshirë nga erëra të pazakonta.

Fillimisht u rrëzua pema e Krishtlindjeve, në sheshin "Skënderbej", pjesë e dekorimeve për fundvit.

Nga pallati i katit të shtatë të një pallati te Komuna e Parisit, ka rënë depozita e ujit.

Pemë dhe shtylla të përcjelljes së energjisë elektrike janë rrëzuar në Selitë dhe zona të tjera të Tiranës bën me dije OSHEE.

Në një njoftim për mediat thotë se moti i keq ka prekur pjesë të rrjetit elektrik.

Duket që është këputur prej erës së fortë fideri në zonën e Selitës në kryeqytet duke lënë pa energji elektrike dhjetëra banorë. Pasoja ka edhe në lagje të tjera të Tiranës./NOA.al