Transmetuar më 05-01-2020, 17:14

Moti i keq i shoqëruar me erë të furishme, nuk ka rrëzuar vetëm pemën festive në qendër të Tiranës, por ka shkaktuar edhe dëme të tjera.

Operatori i Sistemit të Shpërndarjes bën me dije se moti i keq ditën e sotme preku pjesë të rrjetit elektrik, sidomos atë ajror.

Dëmet janë shkaktuar kryesisht nga era e fortë, ndërkohë që brigadat e avarive ndodhen në gatishmëri.

Në fotografi mund të shihni pamje nga këputja e fiderit në Selitë, Tiranë, si pasojë e rrëzimit të pemës dhe shtyllës së korrentit, duke e lënë zonën pa energji elektrike. /a.y/noa.al

Era e fortë, rrëzohet pema e Vitit të Ri në sheshin "Skënderbej" (Foto)