Nesër është nata e parë e Festivalit të Këngës në RTSH.
Festivali i këtij edicioni, që do të organizohet në tre netë, do të prezantohet nga Alketa Vejsiu.
Moderatorja dhe prezantuesja e njohur, përmes një statusi dhe pyetjeje që u ka drejtuar ndjekësve të saj, se "cila është kënga juaj e preferuar?", ka zbuluar pak a shumë shijet e publikut.
Mess humë komenteve, kanë dominuar votat për Elvana Gjatën. Ajo ka kohë që përflitet si fituese e mundshme.
Por Albërie Hadërgjinaj, shihet si rivale në komentet e Alketës, sikurse ka preferenca edhe për këngëtare të tjera si Arilena, Eli Fara dhe Stresi, e Era Rusi, të cilat kanë marrë vlerësime të shumta.
Edicioni i 58 i Festivalit të RTSH nis nesër me Natën e Parë!
"Është një kast fantastik artistësh!", thotë Alketa, e cila paralajmëron "Garë dhe Show!".
Ajo ka falenderuar televizionin publik, për besimin dhe tha se "ky Festival është bërë me shumë dashuri!"./NOA.al