Transmetuar më 09-12-2019, 18:34

Tetë muaj burg dhe gjobë prej tetë mijë eurosh ka caktuar një gjykatë për kryetarin e Partisë Socialiste në Francë, Jean-Luc Melenchon.

Ai u shpall fajtor për shantazh ndaj autoriteteve të cilët po hetojnë rreth pasurisë së tij.

Në vitin 2018 Prokuroria lëshoi urdhër për hetim ndaj partisë së tij dhe kontroll në banesë e zyrë.

Madje Melenchon është filmuar duke i bërtitur dhe shtyrë një oficer policie. Melenchon garoi në 2017-ën në zgjedhjet presidenciale kundër Macron ku mori vetëm 19.5% të votave. /k.k/noa.al/