Transmetuar më 09-12-2019, 18:10

Arabia Saudite ka bërë një ndryshim të madh.

Nuk do të kërkojë më nga restorantet që të kenë hyrje të ndara sipas gjinisë.

Më herët, ka qenë e detyrueshme të kishte një hyrje për familjet dhe gratë dhe një tjetër për burrat.

Ministria saudite e Komunave tha se restorantet, tani e tutje, mund të vendosin vetë mbi këtë ndasi, duke lënë disi të kushtëzuar .

Princi i Kurorës i Arabisë Saudite, Mohammed Bin Salman, qe prej zgjedhjes se tij në vitin 2017, ka ndërmarrë një sere reformash në vendin konservator.

Disa muaj më parë, me një dekret mbretëror, grave u është lejuar të udhëtojnë pa lejen e një kujdestari mashkull, ndërsa, më 2018, autoritetet u kanë lejuar grave të ngasin makinën.

Megjithatë, aktivistët ankohen se shumë ligje diskriminuese ndaj grave mbeten ende në fuqi.

Në vendet të ndryshme myslimane gratë nuk lejohen të shkojnë as në evente publike, si në stadiume. /NOA.al