Transmetuar më 09-12-2019, 10:45

Aktivistja Greta Thunberg dukej tepër serioze sot pasi dola nga një mbledhje samiti në Spanjë për ndryshimet klimatike.

Ambientalistja suedeze tha se donte të kishte një rol dytësor në dy eventet ku mori pjesë në javën e dytë, duke thënë, "Unë nuk dua të jem i vetmi zë i vogël në samit".

Në fjalën e saj, ajo paralajmëroi udhëheqësit botërorë se një lëvizje në rritje e drejtuar nga të rinjtë do të thoshte se ata nuk mund të fshiheshin më.

16-vjeçarja kishte kapërcyer Atlantikun me anije për të hyrë në bisedimet e klimës në Madrid dhe më pas iu bashkua një prej marshimeve të pasdites të së premtes.

"Liderët aktualë të botës po na tradhtojnë neve dhe ne nuk do ta lejojmë të ndodhë më. Ndryshimi po vjen, i pëlqen dikujt apo jo, ne nuk kemi zgjidhje tjetër" tha Greta në një fjalim para protestuesve.

Në protestë morën pjesë plot 15 mijë persona që mbanin pankartën "Ne të duam Greta". Ky samit filloi që me 2 dhjetor dhe do të përfundojë më 13 dhjetor./a.m/noa.al/