Transmetuar më 06-12-2019, 10:11
Foto ilustruese

Një operacion i policisë së Fierit i koduar “Rrjeta” ka vënë në pranga një person të shpallur në kërkim ndërkombëtar, dhe një tjetër të dyshuar për shpërndarje droge.

Në bashkëpunim mes policisë së Fierit dhe Interpol Tirana, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, pasditen e kësaj të enjteje u finalizua me sukses operacioni policor i koduar “Rrjeta”.

Si rezultat i këtij operacioni, u bë i mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi i të shpallurt në kërkim ndërkombëtar A. I., 56 vjeç, banues në Fier.

Arrestimi i tij u bë pasi Gjykata Themelore në Prishtinë ka dërguar urdhër-arresti për veprat penale “Krim i organizuar” dhe “Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve të rrezikshëm”.

Gjithashtu, gjatë operacionit, në ambientet e një lokali në Fier, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i djalit të tij A. I., 33 vjeç, banues në Fier.

Nga kontrolli personal i ushtruar, 33-vjeçarit iu gjet një armë zjarri pistoletë, një krehër me 15 fishekë dhe një biçak, të cilat ju sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Për ndjekje të mëtejshme, ndaj dy të dyshuarve, materialet iu referuan Prokurorisë së Fierit. /a.y/noa.al/