Transmetuar më 05-12-2019, 08:13
Paraditja do të paraqitet me vranësira dhe rreshje shiu në zonat Jug-perëndimore.
Por në oprët në vijim shirat do të zhvendosen drejt zonave Qëndrore dhe gjatë mbrëmjes në Veri të vendit, duke bërë që pjesa tjetër e territorit të jetë në kushte më të qëndrueshme atmosferike.
Sipas meteoalb, temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në mëngjes, por do të ulen në mesditë duke u luhatur nga -2 gradë C deri në 14 gradë C.
Era do të fryjë lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Jugor- Juglindor duke sjellë në det dallgëzim 4-5 ballë./b.l/noa.al/