Transmetuar më 03-12-2019, 14:26

Virginia Roberts, vajza që akuzon për përdhunim Princin Andrew e ka konsideruar seksin me të "të shpejtë dhe të shpifur".

Në një dokumentar televiziv, ajo deklaroi se ishte e detyruar të bënte marrëdhënie seksuale me Dukën e Yorkut ndërkohë që punonte për miliarderin Jeffrey Epstein. Ngjarja ka ndodhur në vitin 2001 kur Virginia ishte 17-vjeçare.

Duke folur për BBC Panorama, ajo tha se u dërgua me avion privat tek shtëpia e ish-të dashurës së miliarderit, ku i thanë se çfarë duhet të bënte për Andrew dhe Jeffrey pasi qëndroi disa orë në një klub nate në Londër. Ndërkohë, Princi ka mohuar të gjitha akuzat duke thënë se nuk mban mend të ketë takuar ndonjëherë Virginian.

"Ghislaine (një person i afërt me Jeffrey) më tha se çfarë duhet të bëjë për Andrew dhe Jeffrey, gjë që më bëri të ndihem shumë keq. Nuk e prisja këtë nga një person i familjes mbretërore. Nuk e prisja nga diksuh që e shihja dhe e admiroja. Nuk zgjati shumë.

E gjithë procedura ishte e shpifur. Ai u ngrit, tha falimenderit dhe doli jashtë ndërkohë që unë qëndroja në krevat, ndihesha e tmerruar, e turpëruar dhe e pistë. Ditën tjetër, Ghislaine më tha, ‘Ti e bëre atë shumë të lumtur'", rrëfeu Virginia./a.m/noa.al/