Transmetuar më 02-12-2019, 10:27

Një grua i ka mbijetuar 12 ditë një rajoni të thatë në Australi, të ngjashëm me shkretëtirën duke ngrënë biskota dhe duke pirë ujë nga një pellg.

Tamra McBeath-Riley ishte me dy persona të tjerë kur makina e tyre u bllokua në një shtrat lumi. Grupi u shpërnda për të kërkuar ndihmë.

Tamra u gjet pranë makinës së saj por miqtë e saj nuk janë gjetur ende.

Policia thotë se mund të mos jenë të dehidratuar pasi janë bllokuar për rreth 13 ditë.

Gruaja 52-vjeçare ishte me dy persona të tjerë, Claire Hockridge dhe Phu Tran. Të gjithë shoqëroheshin me qenin e tyre të rracës bulldog.