Transmetuar më 19-11-2019, 14:30
Ilir Meta, Ardian Dvorani

Presidenti Ilir Meta kallëzon penalisht kreun e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani, për “shpërdorim detyre”.

Presidenca bën me dije se kallëzimi ndaj kryetarit të KED, lidhur me ngërçin në Gjykatën Kushtetuese do të dorëzohet në tre prokurori dhe më konkretisht në Prokurorinë e Përgjithshme, në Prokurorinë për Krimet e Rënda dhe në Prokurorinë e Tiranës.

Gjithçka lidhur me ngërçin në Gjykatën Kushtetuese, pasi për të njëjtin vend Parlamenti votoi të propozuarën e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Arta Vorpsin, ndërsa Presidenti dekretoi Marsida Xhaferllarin.

Presidenti e bën Dvoranin si përgjegjës për situatën në Gjykatën Kushtetuese. Meta e akuzon Dvoranin se i ka dërguar Presidentit dy herë qëllimisht në të njëjtën ditë listat e kandidatëve për dy vende vakante, gjatë përzgjedhjes së anëtarëve të Kushtetueses.

Në deklaratat e tij publike, Meta e ka cilësuar Dvoranin "mafioz dhe ushtar të verbër të partisë". /a.y/noa.al/