Transmetuar më 12-11-2019, 09:15

Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar është ekstraduar nga Belgjika drejt vendit tonë.

Bëhet fjalë për 43-vjeçarin Kristjan Demçen, banues në Lushnje, i cili u ekstradua nga Interpol Tirana.

Autoritetet policore belge pas shkëmbimit të informacioneve me policinë dhqiptare nëpërmjet Interpol Tirana bënë të mundur kapjen dhe arrestimin Demçes, me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë, në zbatim të urdhër arrestit ndërkombëtar të nxjerrë nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana.

Kjo pasi Gjykata e Krimeve të Rënda e ka dënuar me 7 vjet e 4 muaj burg, për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim”.

Kristjan Demçe është gjetur fajtor pasi në kanabis sativa, në rrugë ajrore nga Shqipëria në Itali, me avionin e shtetasit italian Giorgio Riformato.

Gjithçka u zbulua pas rënies së avionit “Piper” në plazhin e Divjakës në datën 10 maj të vitit 2014. Pranë avionit u gjetën 460 kilogramë hashash, ngarkuar në një automjet tip “Mitsubishi”.

Gjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë e dënoi edhe pilotin italian, Giorgio Riformato, me 15 vite burg. /a.y/noa.al/