Transmetuar më 11-11-2019, 23:53

Gent Gazheli nuk është më ambasador i Shqipërisë në Turqi.

Ish-ambasador i Shqipërisë në Turqi u përfol për një dorëheqje pas publikimit të rastit të Alvin Berishës.

11-vjeçari u rikthye në shtëpi te babai, pak ditë më parë, pasi kishte qendruar i vetëm për një kohë të gjatë në kampin “Al Hol”, në Siri.

Ndërkaq është mësuar edhe emri i pasuesit të Gazhelit.

Nesër komisioni për Politikën e Jashtme pritet që të emërojë ambasador të Shqipërisë në Turqi, Kastriot Robon./a.k/noa.al/