Transmetuar më 11-11-2019, 17:33

Jemi në krahun e duhur të historisë, në ngritjen e institucioneve të reja të Drejtësisë, në rrugën Europiane të Shqipërisë."

Kështu u shpreh përmes një reagimi, Taulant Balla, kreu i grupit Parlamentar Socialist.

Balla shpërndau edhe mesazhin e Ambasadës së SHBA-ve, që vlerësoi sot votimin e dy anëtarëve të rinj të Gjykatës Kushtetuese, pavarësisht se pati kritika nga opozita jashtë Kuvendit.

"Sot Kuvendi përmes votës së 105 deputetëve, pas propozimeve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, përmbylli procesin e zgjedhjes së dy anëtarëve të rinj të Gjykatës së re Kushtetuese. Tashmë me pesë anëtarë Gjykata Kushtetuese", theksoi Balla, në reagimin e tij.

"Sot mori përgjigjen e fortë (të radhës) nga Kuvendi kushdo që është përpjekur prej tre vitesh ta pengojë zbatimin e Reformës në Drejtësi", mbylli mesazhin e tij kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla. /NOA.al