Transmetuar më 11-11-2019, 15:03

Një automjet është shkrumbuar totalisht në autostradën Tiranë-Durrës, por fatmirësisht asnjë person nuk ka mbetur i lënduar.

Ngjarja në fjalë ka ndodhur në Maminas.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor ku nga veprimet e para dhe deklarimet e pronarit i cili nuk ka ndonjë pretendim se mjeti mund ti jetë djegur qëllimisht.

Parprakisht dyshohet se zjarri të jetë shkaktuar nga një defekt elektrik.

Aktualisht vijon ende puna për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të rënies së zjarrit si dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes./b.l/noa.al/

Foto ilustruese