Transmetuar më 11-11-2019, 08:59

Dikur Stresi dhe Ledri Vula ishin miq të mirë e madje shiheshin shpesh në shoqërinë e njëri-tjetrit.

Mirëpo më vonë raportet mes tyre u përkeqësuan dhe pati kunja publike. Pas disa vitesh, Ledri dhe Stresi i rregulluan marrëdhëniet dhe kanë nisur të flasin sërish.

Së fundmi në një intervistë për ‘Prive’, Stresi ka treguar se arsyeja e prishjes së raporteve mes tyre ka qenë një hatërmbetje.

“Unë nuk e kam sharë Ledrin. Mes shokëve ka hatërmbetje por unë asnjëherë nuk i kam kaluar limitet. Kam karakter të fortë.

Kemi raport shumë të mirë prej fillimit, janë divergjencat mirëpo jemi shumë mirë bashkë”, u shpreh Stresi.