Transmetuar më 10-11-2019, 17:36

Pas Durrësit dhe Lezhës, ishte radha e Vlorës, që kaloi një natë të vështirë.

Reshjet  intensive të së shtunës shkaktuan përmbytje në një pjesë të mirë të qytetit bregdetar.

Shumë rrugë dhe lagje u “pushtuan” nga uji, si të ishte Venecia.

Më problematike nga përmbytjet paraqiteshin bulevardi i ri Vlorë-Skelë, lagjja “Pavarësia” pranë Universitetit "Ismail Qemali" të Vlorës si dhe portit detar, si dhe akset e tjera lidhëse ndërmjet bulevardit Vlorë-Skelë dhe rrugës Transballkanike.

Gjithashtu probleme me përmbytjen ka pasur edhe në periferi si lagjja "Kume", "Çole", lagjja "24 Maji", dhe "1 Maji". Problemet vijuan edhe sot, për shkak të reshjeve që ende vazhdojnë në të gjithë vendin tonë. /NOA.al