Transmetuar më 08-11-2019, 15:44
Në fshatin Taxiarchis, të Halkidikisë, në Greqi është ndezur pema e Krishtlindjeve, e para në të gjithë botën për këtë vit.
Pema u ndez me qëllim festimin ditën e nesërme të festës së Shenjtorëve të fshatit, Saints Archangels.
Një numër i madh i banorëve dhe vizitorëve, të të gjitha moshave, shikuan dritat e bredhit me gjatësi 12 metra, të cilat zbukurojnë sheshin e fshatit.
Më pas banorët patën mundësinë të shijojnë pasta dhe verë. Taxiarchis Chalkidiki është një fshat malor që është aktiv në kultivimin dhe shitjen e bredhit dhe ka 70% të pemëve të Krishtlindjeve në dispozicion për tregun grek.