Transmetuar më 21-10-2019, 16:35

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, do të mbledhë aleatët e tij opozitarë pasditen e sotme, për të vendosur lidhur me strategjinë, që do të ndjekë Opozita në të ardhmen.

Takimi mes tyre do të mbahet në ora 17:00.

Ky takim vjen në një kohë, kur PD-ja dhe ish-deputetët e saj janë angazhuar për më shumë se 10 ditë për të hartuar një platformë të plotë sa i përket ndryshimeve në kodin zgjedhor.

Në ndryshime përfshihen dhe zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Nga platforma që pritet të paraqesë opozita nuk përjashtohet edhe ndërhyrja në kushtetutë, çka do të thotë se PD nuk përjashton mundësinë edhe të prekjes së sistemit zgjedhor.

Sakaq, PD-ja dhe aleatët do të diskutojnë edhe për nisjen e protestave, pasi vlerësojnë se është ky momenti për t’i ushtruar presion qeverisjes./NOA.al