Transmetuar më 19-09-2019, 21:46

Një ngjarje e shëmtuar është regjistruar në kryeqytetet, ku një vajzë e re është dhunuar në mes të ditës.

Episodi i dhunshëm është filmuar në zonën e Don Boskos nga një person që është bërë dëshmitar i dhunës barbare të një të riu kundrejt vajzës.

Në pamjet në fjalë shihet se si një djalë, në prani të një tjetri, godet me shpullë me sa fuqi vajzën që është ulur në një shkallë, pasi kjo e fundit i kërkon atij që të ikë.

Goditja ka qenë aq e fuqishme sa vajza ka përplasur kokën në mur.

Tiranë/ Djali s’frenon dorën, i bie vajzës me shpullë dhe i përplas kokën në mur! Ajo qan e dëshpëruar… on Vidnews.