Transmetuar më 19-09-2019, 18:10

Dy shqiptarë janë vënë në pranga në Itali pasi u kapën me drogë dhe euro false.

Ata janë 26-vjeçari S.M dhe 34-vjeçari S.F.

Shqiptarët u ndaluan mesnatën e 18 shtatorit në një lokal në zonën e Corbetas. Policia kreu kontrolle edhe në shtëpinë e tyre ku gjetën dhe sekuestruan drogë dhe kartëmonedha të falsifikuara.

Atyre ju gjetën 221 gram hashash, 12 gram kokainë, 70 gram marijuanë, mateial për paketim dhe peshore, si dhe 247 kartëmonedha 50 euroshe false.

Në total ka eurot false kapnin vlerën e 12 mijë e 350 euro. /k.k/noa.al/