Transmetuar më 19-09-2019, 16:04

Një zjarr i madh ka përfshirë një zonë me barishte dhe shkurre afër Qytetit Studenti.

Nga flakët, që janë përhapur me shpejtësi të ndihmuar edhe era e fortë, është përfshirë në flakë edhe një banesë, si dhe janë vënë në rrezik banesat e tjera aty pranë.

Brenda banesës ka pasur njerëz, por ata janë evakuuar në kohë.

Fatmirësisht pranë Qytetit Studenti, ndodhet Shërbimi Zjarrëfikës, që ka ndërhyrë dhe po shuan flakët.

Katër automjete zjarrëfikëse janë duke luftuar me flakët./a.m/NOA.al