Transmetuar më 19-09-2019, 14:37

Janë lënë në burg tre të arrestuarit në lidhje me sherrin në Dibër që përfundoi me vrasjen e 29-vjeçarit Dukagjin Plaku dy ditë më parë.

Dy ditë pas ngjarjes së rëndë, gjykata e Dibrës vendosi masën ‘arrest me burg’ për dy autorët e dyshuar të vrasjes së 29-vjeçarit, Dukagjin Plaku.

Jurgen Hysa dhe Myrteza Hysa do të mbeten në burg, derisa të mbyllen hetimet dhe gjykata të marrë vendimin përfundimtar për ta.

E njëjta masë u dha edhe për vëllain e viktimës, Qazim Plaku, pasi ishte i pranishëm në momentit e sherrit në lokal.

Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të së martës, brenda një lokali, pas një sherri mes të rinjve. Dukagjin Plaku u godit me sende të forta nga dy vëllezërit Hysa, ndërsa humbi jetën në spital./a.m/NOA.al