Transmetuar më 19-09-2019, 11:31

Pas gatishmërisë së Damian Gjinkurit për të dorëhequr nga drejtimi i Komisionit të Reformës Zgjedhore, vjen reagimi nga PD-ja.

Sekretari I Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi në një deklaratë për mediat u shpreh se Gjiknuri duhet të dalë para drjtësisë, pasi sipas tij krimet zgjedhore duhet të dënohen.

“Të gjithë ata përfshirë Gjiknurin dhe pjesën tjetër e anëtarëve të komisionit që janë pjesë të dosjeve për vjedhjen e votave, nuk do të jenë në komisionin për reformën por në burg dhe të proceduar penalisht për krimet zgjedhore. Jo me dëshirë dorëheqja e Gjiknurit nga Komisioni.

Duhet të dalë para drejtësisë. Ai është i akuzuar për Krime Zgjedhore. Nuk është kërkesë e opozitës. Është një nga kushtet e BE për hapjen e negociatave. Asnjë nga ato që kanë dalë në përgjimet e dosjes "184" duhet të jenë në Komisionin e opozitës, por në burg”, tha Bardhi.

Më herët Kryetari i Komisionit për Reformën Zgjedhore Damian Gjiknuri u shpreh se është i gatshëm të rishikojë pozicionin e tij në këtë Komision me kusht që ta njohë PD-ja. Ai ka përsëritur ftesën drejtuar opozitës jo parlamentare për të marrë pjesë në hartimin e kësaj reforme.

“E mira është që PD të ketë një vend në Komisionin për Reformën zgjedhore. Prandaj po e them, nëse vijnë, e njohin  këtë komision, kontribuojnë në këtë pozicion unë jam i gatshëm të rishikoj pozicionin tim pasi të komunikoj me kryetarin e partisë sime, sepse kjo është pjesë e një pakete politike”, u shpreh Gjiknuri./b.l/noa.al/