Transmetuar më 19-09-2019, 10:23

Arbër Çekaj, personi i dyshuar për trafikimin e 613 kilogrameve kokaine kolumbiane në portin e Durrësit do të ekstradohet në Shqipëri.

Lajmi u njoftua nga Zv/drejtoresha e Pergjithshme Aida Hajnaj, në një deklaratë për mediat, ku njoftoi operacionet e policisë në goditjen e krimit të organizuar.

Hajnaj tha se në bashkëpunim me autoritetet Gjermane, është duke u kryer ekstradimi nga Gjermania në Shqipëri i Arbër Çekaj.

“Po sot nga Interpol Tirana është duke u kryer ekstradimi nga Gjermania në Shqipëri i Arbër Çekaj.” u shpreh Hajnaj./b.l/noa.al/