Mark Babani dorëzon shenjat e gishtërinjve në Prokurori, pas akuzave të bëra nga Partia Demokratike se ai ka qenë i arrestuar në Itali për vjedhje makinash në 4 prill ’94-ën.
Mësohet se kërkesa i është nisur Babanit me postë, ndërsa i kërkohet që shenjat e gishtave të dorëzohen në Institutin e Policisë Shkencore në Shkodër ose në Tiranë. Më pas kjo e fundit më pas dërgon të dhënat pranë Njësisë së Dekriminalizimit.
Babani është shprehur se është i gatshëm të bashkëpunojë me drejtësinë pë zbardhjen e së vërtetës.
Pas akuzave të Partisë Demokratike se kryetari i Bashkisë së Vaut të Dejës ishte dënuar ne Itali, Mark Babani ka depozituar shenjat e gishtërinjve në Prokurori.
Partia Demokratike i kërkoi më 10 shtator Prokurorisë verifikimin e Babanit, pasi dyshohet se ai ka fshehur ndalime, denime dhe dëbime nga Italia dhe Maqedonia e Veriut.
Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi i vuri në dispozicion prokurorisë të gjithë informacionin që disponon Partia Demokratike për kryebashkiakun e tretë të Edi Ramës, që rezulton me të kaluar kriminale.
Ky është rasti i tretë i kryebashkiakëve socialist që akuzohet nga PD, pas Valdrin Pjetrit në Shkodër dhe Agim Kajmakut në Vorë./b.l/noa.al/