Transmetuar më 17-09-2019, 21:15

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka mbërritur mbrëmjen e sotme në Strasmburg ku do të takohet me drejtues të Kongresit të Autoriteteve Vendore.

Kongresi i Autoriteteve Vendore, një nga organizatat më të mëdha për vëzhgimin e zgjedhjeve ndërsa funksionon si strukturë e pavarur e Këshillit të Evropës, dedikuar demokracisë vendore.

Kongresi i Autoriteteve Vendore anuloi misionin e vëzhgimit në Shqipëri për 30 qershorin.

Kongresi i Autoriteteve Vendore është zëri i rajoneve dhe bashkive në Këshillin e Evropës, ndërsa këshillon Komitetin e Ministrave dhe Asamblenë Parlamentare të KiE për të gjitha aspektet e politikës lokale dhe rajonale.