Transmetuar më 17-09-2019, 16:17

Kryeministri Edi Rama priti sot Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk, teksa ky i fundit po zhvillon një vizitë zyrtare në Tiranë.

Rama dhe Tusk dolën në një konferencë të shkurtër pë shtyp.

Kryeministri falënderoi zotin Tusk për gjithçka ka bërë si dhe i akordoi "Yllin e madh të Mirënjohjes"

"Avokat i procesit të zgjerimit dhe afrimit të mëtejshëm të Ballkanit Perëndimor"", tha Rama, duke shtuar se mendimet e tij kanë qenë dhe mbeten të qarta në favor të integrimit të Shqipërisë në BE.

"Përtej të zakonshmes, jam shumë mirënjohës për vizitën e Presidentit Tusk, i cili rikthehet në Shqipëri dhe është sot këtu në funksion të asaj që ka qenë një prej pikave të palëvizshme të lidershipit të tij, procesi i integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE", shtoi kryeministri i Shqipërisë.

"Nga ana tjetër, më vjen mirë që sot pata ta falënderoj Tusk për gjithçka ka bërë dhe gjithashtu të ndaj me të një moment të veçantë për ne, duke i akorduar yllin e madh të mirënjohjes dhe duke ndarë disa momente të rëndësishme jo vetëm simbolikisht në historinë e përbashkët mes dy vendeve."

Më vjen mirë ta nënvizoj edhe qartësinë në të cilën presidenti Tusk është shprehur gjithnjë në këtë proces dhe pa diskutim të çmoj para të gjithëve përpjekjet konstante si një avokat i procesit të zgjerimit dhe të afrimit të mëtejshëm të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE. Sot më e rëndësishme për qytetarët tanë është të dëgjojnë çfarë ka për të thënë Presidenti Tusk, i cili është këtu për të folur për ta dhe për të dhënë një mesazh për ta”, tha Rama.

Zyrtari i lartë i BE-së tha se Shqipëria ka përmbushur detyrimet, ndonëse mbetet edhe shumë punë, megjithatë sipas tij bashkë me Maqedoninë e Veriut, të dyja vendeve të Ballkanit Perëndimor duhen që t’iu çelen negocitatat në Tetor.

"Kam qenë gjithmonë i mendimit se BE duhet të çelë negociatat dhe nuk e kam ndryshuar mendjen dhe vazhdoj të jem i të njëjtit mendim. Vendi juaj duhet të trajtohet ashtu si trajtohen vendet e tjera të rajonit. Nuk mund të ketë Europë stabël pa integrimin e Ballkanit në BE. Kjo do të thotë që askush nuk po i bën ndokujt ndonjë nder, tha Tusk.

Duhet theksuar fakti se Tusk është pritur me shumë përzemërsi nga zoti Rama para selisë së qeverisë shqiptare. Para Tiranës  Tusk vizitoi Shkupin ku u takua me presidentin Pendarovski dhe kryeministrin Zaev./a.m/NOA.al