Transmetuar më 16-09-2019, 17:20

Një grua për pak sa e pësoi keq pas gëlltitjes së unazës së martesës, teksa ishte duke fjetur. Gjithçka ndodhi në mënyrë të pavetëdijshme.

Jenna Evans, nga Anglia, tha se po shihte një ëndërr sikur ajo dhe i dashuri i saj Bobby ishin në një tren të shpejtë dhe ajo u detyrua të gëlltiste unazën për ta mbrojtur nga djemtë e këqinj.

29-vjeçarja u zgjua për të zbuluar se ishte vetëm një ëndërr por unaza e saj me diamante nuk ishte në gisht.

Ajo tha se nuk e dinte saktësisht se çfarë kishte ndodhur, ndaj zgjoi bashkëshortin e saj përr t’ia shpjeguar dhe shkoi në spital.

Një skaner me rreze X identifikoi unazën 2.4 karat në stomakun e saj dhe mjekët vendosën t’ia hiqnin. /k.k/noa.al/