Transmetuar më 19-08-2019, 14:04

Pas situatës së tensionuar sot në Shkodër ka reaguar edhe aktori i humorit i këtij qyteti, njëkohësisht i angazhuar më strukturat e PD-së.

Julian Deda i është kryeministrit me këto fjalë:

“Ed, ty nuk të del e keqja me Shkodrën por ajo ta ha veshin. Shkodra të ka lënë pa gjumë, të ka frustruar.”

“Ajo është e ëmbël, është tamam si ajo vajza e bukur, që gjithë jetën i ke shkuar gjuhë jashtë nga prapa por kurrë nuk t’i hodhi qyrret dhe kjo të bën nervoz, të bën agresiv dhe tani kërkon ta kapësh me çdo kusht dhe mundësisht ta përdhunosh nga inati.”

“I mjeri ti, u telendise, u rrënove, u harxhove pas saj, sepse as Tirana, as Vlora, as Korça nuk të hynë më në sy.”

Shkodra për ty është e gjithë Shqipëria. Në fakt ke të drejtë, ajo është qershia mbi tortë por ti je shumë i vogël përballë saj, nuk e arrin dot. Me vjen keq për ty, që duhet të vazhdosh të vuash edhe për shumë kohë.”

Julian Deda e mbyll mesazhin publik drejtuar kryeministrit Rama, me këto fjalë:  Shkodra asht molla e ndalueme, e din ti. /a.m/noa.al