Transmetuar më 15-08-2019, 23:21

Pas dorëheqjes së Valdrin Pjetrit, si kryebashkiak i Shkodrës, nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili shkruan se pas tij duhet të japë dorëheqjen edhe kryeministri Edi Rama.

Reagimin e tij, Vasili e ka dhënë gjatë ditës së sotme në rrjetet sociale.

Sipas Vasilit, “sa më vonë që të japë dorëheqjen, aq më i hidhur do të jetë fundi i kryeministrit”.

Ky Valdrin Pjetri iku për turp. Po ky Edi Rama ç’pret më? Pse e zgjat më kot?

Apo duhet ti dale boja me keq se çi ka dale? Sa më vone aq më i hidhur do të jetë fundi…”, shkruan Vasili në reagimin e tij./a.k/noa.al/