Transmetuar më 15-08-2019, 19:26

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e një efektivi policie, sipas të cilit drejtori dhe nëndrejtori i Policisë Shkodër janë konfliktuar me armë zjarri.

“Narkodrejtor Niko Brahimaj dhe narkonëndrejtori i tij, për ryshfete hiqen në alltia! Ata ndajnë çdo ditë 1 milionë lekë ryshfete nga kamionët me trupa, akuzon polici dixhital”, shkruan Berisha në Facebook.

Sipas denoncimit, ata janë konfliktuar pasi nëndrejtori nuk kishte dorëzuar paratë për kamionët me dru.

Mesazhi i plotë:

“Jam një punonjës i policisë Shkodër. Në Shkodër ka plas sherri midis drejtorit Niko Brahimaj dhe nëndrejtorit Skënder Hita, të dy kanë nxjerrë armët dhe sherri për këtë është që nëndrejtori nuk ka dorëzuar të gjitha lekët e kamionave të druve që çdo ditë kalojn 20 kamionë me trupa dhe të dy bashkë çdo ditë ndajnë 1 milionë lekë të vjetra. Kjo është policia e krimit, të lutem anonim tek juve është shpresa e fundit. /k.k/noa.al/