Transmetuar më 13-08-2019, 07:39
Plazhi i Durrësit është një prej më të frekuentuarve në këto ditë të nxehta, jo vetëm për afërsinë me Tiranën, por edhe nga turistët e huaj.
Një fotografi e një çifti duke hyrë në det, po qarkullon me shpejtësi në rrjetet sociale.
Në të bien në sy rrobat e banjës të çiftit në moshë, ku e pazakonta nuk është te gruaja, por tek burri.
Po, po! Burri shfaqet i veshur me tanga bojëqielli duke ekspozuar të pasmet, ndërsa mban syze dielli.
Kjo foto është etiketuar me shprehjen, “kur burri dhe gruaja ngatërrojnë rrobat e banjës”. /a.y/noa.al