Transmetuar më 11-08-2019, 13:56
Koha e keqe shkaktoi natën mes të premtes dhe të shtunës, zjarre dhe përmbytje në disa zona të Gjermanisë, si në Baviera, Baden-Werttemberg, Renania Palatinato dhe Saarland.
Gjatë stërvitjes së përmbrëmshme në fushë, 15 futbollistë amatorë, u goditën nga një rrufe në Rosenfeld-Heiligenzimmern, të Baden-Werttemberg.
Lojtarët mes moshës 18 dhe 49 vjeç, pësuan dëmtime të shumta në trup, duke bërë që të dërgohen në spital.
Ndërkohë në Baviera, festivali muzikor open-air i Taubertal u ndërpre për arsye sigurie.
Ndërkohë disa persona u goditën nga disa objekte që fluturuan në ajër nga era e furishme.
Edhe në Neckarsulm, të Baden-Werttemberg, era rrëzoi tendën e një cirku, duke bërë që të largohen 15 kafshë, të cilat u gjetën pak më vonë. /a.y/noa.al