Transmetuar më 03-08-2019, 07:59

Duket se nuk ka fund “mallkimi” për familjen Kennedy, e cila është e mbushur me një kalvar aksidentesh, sëmundjesh dhe zish.

Tragjedia e fundit ka si protagoniste Saoirse Kennedy Hill, 22 vjeçe, mbesa e Robert Bob Kennedy dhe Ethel Kennedy.

E reja vajza e vajzës së ish-presidentit amerikan, u gjet e pajetë këtë të enjte, në rezidencën historike të familjes në Hyannis Port, të Cape Code, un vend ku familja Kennedy kalonte verën.

Familjarët nuk e kanë bërë me dije shkakun e vdekjes, por mediat flasin për overdozë.

Saoirse disa kohë më parë kishte treguar se vuante nga depresioni. /a.y/noa.al